Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse : të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.
ROTONDA, BANJAT/TERMAT ROMAKE dhe PUSI I TOP HANËS “Rotonda”; “Banjat / Termat Romake” nën pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, si dhe “Pusi i Top Hanës”, prapa ndërtesës së gjykatës e prokurorisë. Të tre këto monumente ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, prandaj janë një destinacion i lehtë për t’u vizituar dhe përfaqësojnë një atraksion të veçantë për turizmin kulturor në qytetin e Durrësit, duke qenë se ndodhen pranë qendrës historike të qytetit. Kujdesi sistematik i punonjësve të mirëmbajtjes, bën që këto monumente të nxjerrin në pah vlerat e tyre të trashëgimisë kulturore.
Hotel Veliera
Bulevardi Epidam
Durres, Albania
Phone.: +355 52 200 633
Cel.: +355 69 522 3935
info@hotelveliera.com